Politologia dhe pedagogia Jonila Godole, e ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion”News24 foli për Ditët e Kujtesës.

Godole tha se Shqipëria nuk ende nuk po ndahet nga e shkuara, teksa shtoi se në vitet ’90 vendi bëri para 5 hapa, ndërkohë sot është kthyer pas 25 hapa.

“Është hapur më datë 17 shkurt. Dhe do të jetë deri më datë 28. Vendet si Polonia, Çekia, Hungaria kryen një proces të Lustacionit. Pra, ata që ishin përgjegjës për krime, dëbime, persekutime, u morën vendime për ta. Pjesa tjetër është dhe emërtimi i rrugëve, shkollave, kurrikulat shkollore. Nxënësit marrin shumë pak dije për këto çështje, 4 faqe për këto çështje dhe shumë më shumë për histori të tjera të huaja.

Vjet  kemi folur për atë që nuk mori mbështetjen por pati një jehonë të fortë që e detyroi klasën politike që të ndërmendin hapa ligjorë. Projektligji më i rëndësishëm është ai i opozitës për kampin e Spaçit. Sot s’kemi ende një seancë plenare. Bëhet fjalë për marrjen e statusit si muze kombëtar. Kemi pasur disa iniciativa ligjore. Total kishim 6 pika, ku u prekën vetëm 2-3. Është zhgënjyese që shoqëria shqiptare ka interesa të tjera. Por, nuk mund të detyrohet për të zgjedhur temat prioritare. Për të bërë një analogji, shohim Bjellorusinë. Është një regjim autoritar ku opozitarët burgosen. ËE kundërta janë figurat staliniste dhe gjithë vendi është diktaturë. Ukraina u përpoq, por agresori i shkoi dhe e pushtoi. Vendet që nuk u ndanë nga e shkuara anë aty ku janë. Ku është Shqipëria mes Polonisë, Rusisë, ne jemi aty në mes të gjithë tyre. Bëmë 5 hapa pozitë, tani kemi bërë 24 hapa pas. Të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë idenë se çfarë ka ndodhur më parë. Figura e diktatorit është duke u zbehur. Mungesa e informacioneve pasi nuk kanë shkuar te brezi I ri. Duhet të ishte një temë për debat. Internimet duhet të ishte pjesë e debateve, Kush janë këta gjyqtarë që I kanë firmosur këto akte? Një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e politikës vite e fundit”, tha Godole.

Godole u pyet për situatën politike në vend, ku tha se e sheh drejtësinë dhe demokracinë funksionale si të varura nga pushteti politik.

“Në lidhje me këtë, për aq kohë sa pushtetet janë të veruara, veçanërisht drejtësia dhe demokracia funksionale janë të varura nga pushteti politik, pasi duken te zvarritja e opozitës, absolutisht që do të jemi në këtë gjende kaotike. Shpresoj që gjykata të sqarojë se cila nga pjesët e ndara të opozitës do të mbajë emrin. Do të thoja se kjo është një tragjedi që po i ndodh opozitës. Qeveria ka përballë një opozitë të dobët qe ka dilema 30 vjeçare që e bëjnë më të vështirë gjendjen e saj. Këtu ka një kontradiktë të mjeteve që përdoren por edhe të asaj që flasim” tha ajo.

Në lidhje me pjesëmarrjen në protesta e zhvilluar nga opozita, politologia tha se është duke pritur vendimin e gjykatës.

“Unë pres vendimin e gjykatës. Do mbështetja një gjykatë të pavarur që jep të drejtë palëve që e meritojnë dhe të lejë opozitën të vazhdojë. Data 3 mars do të ishte fillimi i një procesi të gjatë të opozitës të gjejë veten, nëse do e gjejë një ditë”, tha Godole.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb