Bayern Mynchen e ka çuar në +19 diferencën me ndjekësit më të afërt në kampionat, duke “vrarë” në një farë mënyre konkurrencën për titullin kampion. Jo vetëm këtë sezon, por në shumicën e rasteve skuadra bavareze nuk ka kundërshtarë të denjë në “Bundesligë”.

Për të rikthyer konkurrencën drejtuesit e futbollit gjerman po mendojnë për një formulë të re e cila aplikohet në disa kampionate të tjera të futbollit. Bëhet fjalë për fazën “play-off” ku marrin pjesë disa prej skuadrave kryesuese te cilave iu përgjysmohen pikët të cilat i kanë grumbulluar më herët gjatë sezonit. Formulë që aplikohet edhe në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Por jo të gjithë janë dakord me këtë ide, që aktualisht është vetëm hipotezë. “Play off-i do ta bënte fals kampionatin”, – ka deklaruar Rudi Fëler, ish-sulmuesi i Gjermanisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb