SHBA- Kush tha që Donald Trump do hiqte dorë nga premtimet e fushatës? Presidenti i zgjedhur i ka lënë të gjithë pa fjalë sot kur iu kthye premtimeve të tij më të bujshme, siç ishte dëbimi i emigrantëve dhe ndërtimi i murit me Meksikën.

“Deri në 3 milionë emigrantë që qëndrojnë në Amerikë si klandestinë do të largohen”. Kjo është deklarata më e fundit e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në një intervistë ekskluzive për Cbs.

Manjati tha dër të tjera ai është ndalur tek një tjetër premtim gjatë fushtës, atë të ndërtimit të një muri me Meksikën, por shtoi se rrethimi do të bëhet në bazë të propozimeve të republikanëve në Kongres.

“Do nxjerrim nga Amerika ose do të burgosim të gjithë ata kriminelë apo njerëz me precedentë të mëparshëm, pjesë e grupeve kriminale apo pjesë e trafikut të drogës”,- deklaroi Trump.

Ndërsa sa iu takon emigrantëve të tjerë të parregullt, Trump shtoi se do të vendosë “vetëm pasi të sigurohet kufiri me Meksikën”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: