Nuk është një shaka: është një telefon i disponueshëm për momentin vetëm në Korenë e Jugut. Galaxy J2 Pro nuk ka lidhje wi-fi në mënyrë që të mbajë larg notifikimet dhe shpërqëndrimin nga telefoni.

Përveç faktit që tashmë smartfoni është bërë një mjet i rëndësishëm për të qëndruar sa më afër me miqtë dhe botën që na rrethon, është vërtetuar nga studime të shumta që përbën një shpërqendrim nga studimi, puna dhe përditshmëria.

Për këtë, Samsung ka ideuar një telefon special që i vjen në ndihmë të gjithë atyre personave që duan të rrinë sa më larg nga një botë gjithmonë e lidhur online.

Ka pamjen e një smartfoni normal Samsung dhe është menduar posaçërisht për studentët të cilët nuk duan të humbasin vëmendjen nga studimi ose përgatitja e provimeve. Gjithashtu Samsung J2 Pro është menduar edhe për të moshuarit të cilët nuk kanë interes të lidhen me internetin, njofton PCW.

Ka një proçesor quad core me 1.5 giga ram dhe 16 giga memorie. Në brendësinë e tij mungon antena e wi-fi dhe chip të nevojshme për tu lidhur në internet. Në Galaxy J2 Pro është e pamundur të navigohet në rrjetet sociale, të lexohen emaile dhe të dërgohen mesazhe online, por mund të bëhen foto, të kryehen telefonata, mesazhe të thjeshta dhe të shikohen video e dëgjohet muzikë.

Telefoni kushton 150 euro, dhe Samsung ofron një mundësi për studentët: një rimbursim të vlerës së produktit për blerjen e një smartfoni po Samsung të llojeve S ose A, por vetëm pasi të kenë mbaruar të gjitha provimet shkollore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: