TIRANE- Bëhet publik emri i parë i një drejtori pas marrëveshjes së arritur mes Ramës e Bashës. Gazetarja Elda Menga raporton për Balkanweb se Arjan Hoxha është emëruar drejtori i ri i Burgjeve.

Kujtojmë se Hoxha mbante më parë detyrën e ish-shefit të Krimit Ekonomik, që ka arrestuar edhe të atin e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh.

Hoxha u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë, lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe, Sajmir Tahiri.

Hoxha zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: