ELBASAN- Pas Tiranës, edhe në Elbasan regjistrohen lëkundje tërmeti. Mëngjesin e sotëm një tërmet me intensitet të ulët, me magnitudë 2.8 ballë është ndjerë nga banorët e Elbasanit.

Sipas të dhënave të sizmiologëve, epiqendra e tërmetit ishte pikërisht qyteti i Elbasanit.

Ndërsa tërmeti që u ndje edhe në Tiranë më 1 shtator ishte 4,2 ballë, por me epiqendër 16 km nga Vevçani i Maqedonisë. Kohët e fundit edhe Maqedonia fqinje është tronditur nga tërmetet, më i forti me magnitudë 5,2 ballë, i pasuar nga më shumë se 16 tërmete të tjerë që nga 11 shtatori. Përveç panikut e dëmeve materiale nga tërmeti u lënduan edhe 50 persona.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb