TIRANE-Pas sekuestrimit të mbi 1502 kilogram kanabis në Velipojë dhe arrestimit të disa personave, mes të cilëve edhe polici Enriko Zyle si i përfshirë, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook duke iu referuar burimeve, Basha thotë se Enriko Zyle, i cili është vëllai i zv.shefit të Kufirit në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali dhe se mbrohej nga Habiljat kur ishte Saimir Tahiri ministër.

Statusi i Lulzim Bashës:

RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: