DURRES- Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën me 10 kg kanabis. Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se Lavdosh Demrozi, 54 vjeç dhe Klajdi Arapi, 25 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ‘Golf’ AA925 HF në pronësi të shtetasit K.B., ku u gjetën dhe droga.

Sakaq, të njëjtat burime pohuan se shtetasi K.B. është larguar me mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 010 EB, në pronësi të shtetasit Klajdi Arapi, i cili është gjetur në Kavajë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”në bashkëpunim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: