Pas humbjes në derbi ndaj Interit, stoli i trajnerit Montella qëndron i “lëkundur” dhe në mediat italiane po flitej për shumë emra trajnerësh që mund të marrin drejtimin e stolit të kuqezinjve. Një ndër këto emra ishte edhe Carlo Ancelotti. Por jo, së fundmi mediat italiane e lidhin të ardhmen e Ancelotti-t me stolin e Juventusit. Humbja e fundit me Lazion, ka trazuar ambientin e Juventusit dhe mediat italiane nuk përjashtohet mundësia e një lamtumirë të mundshme të Allegrit në fund të sezonit.

“Në 10 muajt e ardhshëm nuk do të stërvis asnjë ekip”, ka deklaruar italiani para disa javësh, teksa mesa duket pas fshihet një aventurë e re në Torino dhe jo në Milano. Carlo Ancelotti është një ndër emrat më të mundshëm që mund të marrin drejtimin e “Zonjës së Vjetër” në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Ancelotti e ka drejtuar Juventusin në periudhën 1999-2001.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb