Një vrasës shqiptar i depërtuar është rikthyer sërish në Angli dhe është pronar i një lavazhi në Leicester, shkruan DailyMail.

Vrasësi i dënuar, Selami Çokaj, 43 vjeç, u dëbua nga Britania në vitin 2009 pasi zyrtarët zbuluan se ishte arratisur nga një burg në Shqipëri. Çokaj ishte i dënuar për një vrasje me thikë në v itin 1994 por kishte arritur të arratisej pas vetëm 3 vitesh kryerje dënim dhe fluturoi për në Britani. Por ai është kthyer sërish në Angli duke jetuar me familjen  e tij në Leicestershire, ku dhe drejton një firmë lavazhi. Madje në mënyrë të pabesueshme, ai po jeton nën emrin e tij të vërtetë, edhe pse është i njohur nga autoritetet.

Është ende e paqartë se si Çokaj arriti të kalojë forcat kufitare, pasi të ndaluarit me shumë se 4 vite burg e kanë të ndaluar të futen në Mbretërinë e Bashkuar.

Çokaj ishte pjesë e listët së më të kërkuarve të Interpolit, kur u zbulua se jetonte në Nottingham në vitin 2006. Ai u zbulua duke drejtuar një kompani të njëjtë lavazhesh si kjo që ka tani, dhe arrinte të bënte 40 mijë paund në vit. Ai u arrestua dy herë, por më vonë u lirua me kusht nga gjyqtarët. Ai kërkoi azil, por gjë që iu refuzua nga Gjykata e Lartë. Në vitin 2009, ai u fut në avion dhe e kthyen për Shqipëri. Në Angli hyri në vitin 1997, duke u hequr si refugjat nga Kosova, nën emrin Valton Gashi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: