Një i ri nga fshati Klos i Burrelit ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i një pallati ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës, pasi është ndarë nga e dashura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë “Bixhistenit” në Shkodër, siç raporton Shkodra News.

I riu Xhevahir Balaj ka ardhur në Shkodër për të dashurën, e cila është pjesë e komunitetit rom, dhe pas debateve me të ka vendosur t’i japë fund jetës.

foto 1

Policia dhe autoambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan në kohë personin. I riu aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat që e shtynë në këtë veprim.

Untitled-1-51

Sakaq banorët e zonës thonë se janë tmerruar nga skena.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb