Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Selami shkruan: “Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”.

Selami është një ndër kritikët e kryetarit të PD­-së Basha. Ai nuk u përfshi në listat e PD­-së për deputetë.

Screenshot_1

Kujtojmë që zgjedhjet për kryetar te partisë demokratike mbahen në korrik. Shpallja e kandidaturës nga Selami vjen pas deklaratës të së martës për mediat të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke njoftuar se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së dhe duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, por nuk deklaroi dorëheqjen nga posti.

Basha bëri me dije hapjen e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, duke sqaruar se për shkak të ngrirjes së të gjitha funksioneve të tij në parti, detyrën e kryetarit ja u ka deleguar dy nënkryetarëve të partisë, raporton “BalkanWeb”.

“Ngrij të gjitha funksionet e mia në PD dhe ia delegoj dy nënkryetarëve. Me këtë i hap rrugë nisjes së garës për kryetar brenda Partisë Demokratike. Gjeja më e lehtë për mua do ishte të largohesha. Por e di se ça ka ndodhur. Jam i vendosur të mbajë përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar për ta dhe me ta”, – tha Basha.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: