LUSHNJE- Të tjera detaje zbardhen nga shpërthimi me lëndë plasëse që kiu vendos një automjeti mbrëmë në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në lagjen “18 Tetori”.

“BalkanWeb”
ka mësuar se ‘shënjestër’ e sulmit me eksploziv ka qenë mjeti tip ‘Golf’ me targa AA 430, në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhit, ku ky i fundit punonte si DJ nëpër dasma. Familjarët e të riut, pohuan për gazetarin e ‘News24’ Julian Kasapi se Shurdhi nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.

“Arbrit nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij për “BalkanWeb”. Ndërkohë, ‘BW’ ka siguruar pamjet e mjetit që shpërtheu me eksploziv, i cili thuajse është shkatërruar.
lushnje-shperthen-makina
Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: