Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

EMRAT/ Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Toskanën me kokainë, ja ku e fshihnin (VIDEO)

droga_carabinieri

ITALI – Një bande kriminale në Itali i ka ardhur fundi me arrestimin e dy anëtarëve të fundit. Operacioni i policisë italiane i koduar “Il Casolare” nisi vitin e kaluar.

Banda e drogës furnizonte me kokainë klientët e zonës Arezzo. Mediat italiane bëjnë me dije emrat e shqiptarëve të përfshirë në bandë: Erald Avduli, lindur në Berat, 26 vjeç, Aurel Braho, 43 vjeç, Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç, Artur Shabanaj, lindur në Fier, 32 vjeç, si dhe një shqiptar tjetër me iniciale H.L, 27 vjeç.

Avduli dhe Braho ishin të fundit që u arrestuan, dhe u dënuan me 8 vite burgim për trafik droge. Policia zhvilloi një aksion në Arrezo në 30 nëntor 2016, ku u gjetën 6 pako kokainë e pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti.

Në atë kohë, hetuesit arritën të zbulonin tre shqiptarët Saliaj, Shabanaj dhe H.L, dhe brenda pak kohësh u rindërtua rrjeti i shitjes së kokainës.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Amon mos i luani cunat e beratit dhe te fierit se jane nona e kokaines jame shkrire tu qeshe ne zvicer kur me thoshte prokurori po ta kishje vend lindjen berat do kerkoja edhe 5 vjiet burge me teper



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.