VLORË – Kufoma e cila u gjet rreth dy javë më parë në Zvërnec të Vlorës është identifikuar si Luan Isai, i njohur ndryshe si Loni.

Sipas policisë 31-vjeçari Isai ishte pronar i një bilardoje në qytetin e Vlorës. Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Ngjarja ndodhi më 9 mars, kur trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar. Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 të asaj dite se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull.

Burime për “BalkanWeb” thane se viktima dyshohet të ketë qenë në ujë për një kohë të gjatë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb