SHKODER – Një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur nga policia kufitare, ku janë sekuestruar rreth 5.5 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa”.

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike,  nga shërbimet e Policisë Kufitare  me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Armann Olafsson,  24 vjeç, banues në Islandë.

Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar  Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij , me targë PX8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb