Në takimin Trump-Erdogan, mësohet se Donald Trump i ka kërkuar Erdoganit që të lirohet pastori me nënshtetësi amerikane, Andrew Brunson, i cili ndodhet në paraburgim në Turqi.

Në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë thuhet, se presidenti Trump i ka kërkuar presidentit të Turqisë që t’i jepet fund paraburgimit të pastorit Reverend Andrew Brunson, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim që nga dhjetori i vitit të kaluar në Turqi, si dhe ekstradimin e tij sa më parë në SHBA.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë, ku njofton se lirimi i pastorit të arrestuar nga gjykata i është kërkuar qeverisë turke, zyrtarisht njofton se gjykatat në Turqi janë të kontrolluara nga qeveria.

Në deklaratë shkruhet se Trump dhe Erdogan diskutuan për përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Theksohet se Trump ka rikonfirmuar besimin ndaj Turqisë si aleat i SHBA në NATO si dhe të qenit bashkë përballë çdo lloj terrorizmi.

Në një deklaratë me 4 fjali, ku një fjali bie në sy arrestimi i pastor Brunson, lirimi sa më i shpejtë i tij dhe ekstradimi sa më parë për në SHBA, duket disi larg rregullave dhe sjelljeve diplomatike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: