DURRES- Gjykata e Durrësit ka hedhur poshtë ankimimin e bërë nga ish-prokurori i rrethit të Elbasanit, Dritan Gina, për të marrë nën hetim prokuroren e komanduar të vendit Arta Marku.

Ndërsa drejtuesi i shkarkuar i Prokurorisë së Elbasanit kërkon të hetohet nga një tjetër prokurori dhe jo ajo e Durrësit, me pretendimin se prokurorja që ka në dorë çështjen e shkarkimit të tij është shoqe e kryeprokurores Arta Marku, mori sot në sallë edhe përgjigjen e kësaj të fundit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj, raporton për “BalkanWeb” se prokurorja Anita Jella i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë Ginës.

Unë kam qenë në një grup me Prokuroren e Përgjithshme por edhe me bashkëshorten e kallëzuesit. Kam qenë një brez në universitet me paditësin. Por kjo nuk përbën shkak. Kërkojmë që të mos fillojë çështja sepse vërejmë që nuk ka arsye për nisje të hetimeve. Procedimin disiplinor le ta ndjekë me rrugë tjetër. Kërkoj prishjen e vendimit dhe kalimin e çështjes prokurorisë kompetente”,- ka thënë ajo.

Ankimimi i Ginës, që të hetohet Arta Marku i ka kaluar tashmë Gjykatës Administrative.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb