Sulmuesi i Bayern Munchen, Muller ka vlerësuar në maksimum Real Madrid, para ndeshjes së kthimit në Champions League.

“Ajo që bënë tifozët e Bayernit në ndeshjen e parë ishte vërtet e mrekullueshme. Është mëkat  që nuk fituam, por të paktën bëmë një paraqitje të mirë. Jam i emocionuar për të parë se si do të jetë stadiumi pas rinovimi.

Do të jetë një ndeshje e barabartë. Në futboll, efektiviteti ka shumë rëndësi. Dy raste të shkëlqyera ndaj Stuttgartit patëm edhe në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-1. Nëse i shfrytëzo si duhet ato, fiton, përndryshe humbet. Është çështje milimetrash, ne duhet të jemi efektivë kur krijojmë mundësi shënimi.

Ata e dinë se kanë elementë të shkëlqyer në kundërsulm. Ky stil  ka funksionuar mjaft shpesh. Jo më kot vitet e fundit kanë arritur disa herë në gjysmëfinale. Reali është jashtëzakonisht i rrezikshëm” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb