Shakira me sa duket është bërë njeriu i preferuar i Lucien Laviscount.

Në një bisedë të kohëve të fundit me Us Weekly, ylli i “Emily in Paris” foli për Shakirën me të cilën është përfolur për një romancë.

“Shakira është një nga artistet më të pabesueshme që ka zbukuruar planetin. Përkushtimi i saj për profesionin, për fansat dhe dashurinë e saj për jetën është vërtet frymëzues”, tha aktori britanik me dashuri për këngëtaren. “Ajo është një nga njerëzit më të bukur dhe më punëtorë që kam takuar ndonjëherë.”

Më pas ai reflektoi për takimin me këngëtaren kolumbiane dhe tha:

“Më kujtohet që mora një telefonatë duke thënë se kishte një interes që unë të isha pjesë e videos. Unë isha duke xhiruar ‘Emily in Paris’ në atë kohë, por ne arritëm të organizonim datat dhe unë isha në fluturimin e radhës për në Miami”, -tha Lucien.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb