Marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është një hap më pranë finalizimit pas një akordi të arritur në Parlamentin Evropian.
Tarifat e shërbimeve me shumicë që operatorët duhet t’i paguajnë njëri tjetrit ishte gjëegjëza e fundit e një plani disa vjeçar për të rrëzuar tarifat roaming në mënyrë që qytetarët evropiane të përdorin telefonat e tyre jashtë vendit pa kosto ekstra.

Konsumatorët paguajnë tarifa ekstra sa herë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre. Kjo është një kosto shtesë krahas kostos normale të thirrjes.

Tarifat e reja me shumicë duhet të jenë mjaftueshëm të ulëta në mënyrë që operatorët t’u ofrojnë konsumatorëve shërbim roaming pa pagesë ekstra por të larta në mënyrë që të mbulojnë kostos e shërbimit.

“Roam si në Shtëpi”
Ky term, jo i panjohur për shqiptarët për Evropën është një proces i cili ka filluar 10 vite më parë.

Tashmë duke filluar nga vera e këtij viti, konkretisht ne 15 qershor, qytetarët mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të navigojnë në internet sikur të ishin në vendin e tyre.

Nën marrëveshjen e re duke filluar nga 15 qershori, tarifat me shumicë mes operatorëve do të jenë 7.7 Euro për Gigabajt nga 50 Euro që ishte më parë. Çmimi do të bjerë akoma më tej më 1 Janar të 2018-ës në 2.5 Euro për Gigabajt, sipas Pcw.

Çfarë ndryshon në Shqipëri?
Asgjë! Marrëveshja roaming shtrihet vetëm tek 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ngelet në dorë të operatorëve nëse duan të tarifojnë konsumatorët e tyre ose jo apo të ofrojnë promocione pavarësisht nëse kompania e cila u ofron shërbimin ka aktivitet ndërkombëtar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: