Në disa vende të BE-së, “personat e moshave mes 13 dhe 15 vjeç kanë nevojë për lejen e një prindi ose tutori për të kryer veprime specifike në Facebook”. Kjo gjë është njoftuar nga kompania amerikane, duke përshtatur rregullat e rrjetit social me rregulloren evropiane të privatësisë (Gdpr) dhe duke specifikuar se kjo kategori e adoleshentëve “do të shohë një version më pak të personalizuar të platformës me ndarjen e kufizuar dhe reklama më pak relevante”.

Në mungesë të lejes, fëmijët do të jenë në gjendje të përdorin “të gjitha aspektet e Facebook”, përfshi furnizimin me reklama të bazuara në të dhënat e partnerit dhe duke përfshirë mendimet fetare dhe politike në profilin e tyre, raporton “BalkanWeb”.

Rregullat e reja ofrojnë mbrojtje për adoleshentët për reklamat dhe kufizime në informacionet e përbashkëta si vendlindja ose ditëlindja. Për momentin nuk është e mundur të regjistroheni në platformë, si dhe në shumë rrjete të tjera sociale, nëse jeni nën moshën 13-vjeçare.

Njohja fakultative e fytyrës
Gjithmonë në funksion të hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri të privatësisë evropiane, njohja e fytyrës në rrjetin social do të jetë fakultative.

“Po u japim qytetarëve evropianë dhe kanadezë mundësinë për të aktivizuar ose jo opsionin. Përdorimi i njohjes së fytyrës është plotësisht opsional për këdo në Facebook”, shpjegoi kompania në një dokument zyrtar. Azhornimi do të jetë në dispozicion nga kjo javë në Evropë dhe pastaj do të shtrihet në pjesën tjetër të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Mbrojtja speciale” do të jetë e vlefshme për të gjithë adoleshentët, pavarësisht nga pozicioni i tyre gjeografik. Shoqëria pastaj ka specifikuar se ajo gjithashtu do të çaktivizojë “njohjen e fytyrës për të gjithë nën moshën 18 vjeç”. “Gjatë këtij viti – përfundoi Facebook – do të paraqesim një qendër të re globale të resurseve online të dedikuar për të rinjtë dhe ne do të bëjmë më shumë edukim për t’iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta për privatësinë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: