TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar ‘natën e mirë’ me ndisa shifra për bizneset. Në një status në “Facebook”, me temën ‘fakt jo kazan’, Rama shkruan se sot janë 54 mijë biznese aktive më shumë se sa në 2013, duke i këshilluar qytetarët edhe ku ta verifikojnë këtë gjë.

“Kazani: Taksat e larta mbyllën bizneset.
Fakti: 54 mijë biznese aktive më shumë se sa në 2013.
Beso dhe kontrollo: Pyesni në zyrën më pranë jush të Qendrës Kombëtare të Biznesit”, shkruan Rama.

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: