TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur axhendën e tij për sot dhe ka publikuar postimin e fundit nga rubrika “Fakt jo kazan”.

Sot Rama ka publikuar të dhëna për pensionet në fshat dhe në qytet. “Natën e mirë”, thotë Rama duke publikuar dhe një tabelë.

“Kazani: Në 4 vjet, pensionet u rritën vetëm 3%. Fakti: Pensioni mesatar në fshat u rrit +16.4% dhe një pensionist në fshat, krahasuar me vitin 2013, sot merr 13 mijë lekë më shumë çdo muaj. Beso dhe kontrollo: Pyesni një pensionist në fshatin më të afërt”, shkruan Rama.

Rama

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: