TIRANE- Pak ditë pasi ndaj tij u referua në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, imam Armand Aliu ka sqaruar sërish statusin e tij në “Facebook” ku i bënte thirrje besimtarëve myslimanë që të mos festonin 28 nëntorin, pasi ishte kundër rregullave të Islamit.

I ftuar në emisionin ‘Të pa ekspozuarit’ në “News24”, imami shpjegon se çfarë i kishte ndodhur pas statusit që kishte bërë në rrjetet sociale, madje edhe mesazhin që donte të përcillte. Ai tha se një ditë pas kërkesës që u kishte bërë besimtarëve, Drejtoria e anti-terrorit e kishte thirrur për ta marrë në pyetje, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së Pavarësisë. Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë. Më pyetën si fillim me çështjet fetare, pastaj me çfarë jam marrë. Pasi mendojnë se mos jam i pasur ose mos sponsorizohem nga ndonjë sheik. Më thanë ku e ke gjetur këtë thënie. Ata u hoqën edhe si teologë.
Kemi lexuar në kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin. I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova. Unë e shkurtja për t’u treguar myslimaneve çfarë ju lejohet çfarë nuk u lejohet nga feja. U thash se më intereson t’u tregoj myslimanëve se çfarë u jetohet apo jo besimtarëve. Më thanë se ke fyer elementet kombëtare. Unë skam bërë asgjë. Se kam sharë kurrë Gjergj Kastriotin. Unë kam thënë se nuk lejohet që të falesh para një busti. Mediat i kanë përpunuar dhe shtrembëruar. Më pyetën nëse kisha nxitur urrejtje me statusin. Unë u thash se jo. Se festat në islam janë adhurim, dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Allahu na i ka zëvendësuar me dy ditë më të mira, Bajram i madh dhe i vogël, lejohen vetëm këto. Për këto festa ka adhurime të veçanta, prandaj profeti na ka lejuar vetëm këto. S’mund të fusim çdo festë që duam ne.”, tha Aliu.

TE PAEKSPOZUARIT

Statusi i imamit:
Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille. Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille. Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje.

Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin.
Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam. Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje. Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille. A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?
Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre. Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët.
Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.” Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai. Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante.
Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre. Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij. Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.
Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit. E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtesi.
vijon…
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb