Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Dinamos së Kievit në ndeshjen e parafundit të grupeve të Europa League. Klubi korçar përfiton 360 mijë euro nga kjo fitore, të ardhura që i jepen nga UEFA.

Ndërkohë që presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj tashmë do t’iu shpërndajë premion 100 mijë euro lojtarëve për këtë fitore.

Skënderbeu ka fituar edhe 240 mijë euro nga dy barazimet e arritura në grup, nga 120 mijë euro për secilën ndeshje ku kanë marrë nga një pikë. Në këtë mënyrë, klubi korçar, deri tani ka përfituar 600 mijë euro nga UEFA.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb