LEZHE- Një masiv pyjor në fshatin Kaçinar të Lezhës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë njoftuar policinë dhe forcat zjarrfikëse. Por pavarësisht mbërritjes së zjarrfikësve ndërhyrja ka qenë thuajse e pamundur, për shkak të terrenit.

Zjarri ka shkrumbuar pemët dhe shkurret në këtë zonë. Zjarrfikëset janë vendosur pranë banesave për të krijuar një barrierë për depërtimin e flakëve.

Ndërkaq, një tjetër vatër zjarri është krijuar në fshatin Krajkë të Bulqizës. Ndërsa në fshatin Tërnovë, zjarri vijon prej tri ditësh.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: