Bayern Mynchen është treguar i pamëshirshëm në sfidën e parë me skuadrën e Besiktas. Ekipi i Jup Heynkes ka mposhtur thellë me shifrat 5-0 turqit duke prerë në të njëjtën kohë edhe biletën për fazën çerekfinale të “Champions League”.

Turqit arritën të rezistonin deri në fundin e pjesës së parë kur Myller do të zhbllokonte shifrat, por për t’jua bërë më të thjeshtë gjermanëve mendoi mbrojtësi kroat Vida që doli me kartonin e kuq që në minutën e 16-t.

Me fillimin e pjesës së dytë Kingsley Coman do të dyfishonte rezultatin, ndërsa në minutën e 66-t Myller do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin.

Deri në fundin e kohës së rregullt sulmuesi Robert Lovandowski do të realizonte edhe dy herë të tjera, duke vrarë pothuajse çdo shpresë të mundshme të turqve për sfidën e dytë.

Komenti i ndeshjes

90+3′ Përfundon me fitoren e thellë të Bayern, 5-0.

88′ Levandowski realizon “dopietë”. Goli i 5 për Bayern Mynchen

79’ Është radha e sulmuesit Levandowski për të shënuar, 4-0 për Bayern Mynchen

66′ Myller shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Mynchen

53′ Francezi Kingsley Coman ka realizuar golin e dytë për skuadrën bavareze

45′ Mbyllet pjesa e parë

43′ Bayern Mynchen kalon në avantazh me Tomas Myller

16′ Kroati Vida ndëshkohet me të kuqe, Besiktas me 10 lojtarë

1′ Nis takimi në “Allianz Arena”

Formacionet zyrtare

bayern

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb