Është zhvilluar sot në “Niko Dovana “ ndeshja e parë çerekfinale e përballjes në Kupë mes Teutës dhe Skënderbeut. Të besuarit e Ilir Dajës falë këmbënguljes ia kanë dalë të marrin një rezultat pozitiv duke fituar me shifrat 0-2 dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt gjysmëfinales.

Fillimisht para se të zhbllokonte, Skënderbeu humbi një penallti të ekzekutuar nga Sabien Lilaj. Gabimin e mesfushorit e shleu afrikani Xhejms që në minutën e 35-t ndëshkoi portierin vendas.

Nigeriani i korçarëve nuk fali edhe në pjesën e dytë kur pas një gabimi të mbrojtjes vendase shënoi golin e dytë për ekipin dhe të dytin personal. Ky episod të vuloste edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Korçë pas dy javësh, ekzaktësisht më 14 shkurt.

Teuta 0-2 Skënderbeu

/35′ Xhejms, 76′ Xhejms

Minutë pas Minute

90+3′ Përfundon takimi në Durrës

89′ Ardit Hila ndërshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Krasniqit.

85′ Edhe Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë, largohet Nimaga në fushën e lojës Blerim Krasniqi.

84′ Zëvendësim i fundit për Teutën, largohet Mustafov, në fushë Shehi.

79′ Zëvendësim i dytë për korçarët, largohet autori i dy golava Xhejms Adenij, në fushë Gripshi.

78′ Zëvendësim i parë te Skënderbeu. Largohet Vangjeli në fushë Bruno Dita.

78′ I pafat Sabjen Lilaj. I cili në hyrje të zonës ka provuar me një gjuajtje pas asistit të Vilës, por topi është stampuar në traversën e portierit Moçka.

77′ Zëvendësim te Teuta, në fushë Peqini, largohet Beqja.

76′ GOOL Skënderbeu 0-2. Pas një gafe në mbrojtje të Bilalit me Gjeorgjevskin, topi ka shkuar në këmbët e Xhejms, i cili 5 metra larg portës nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën.

74′ Pranë goli Teuta me anë të Hilës, mesfushori gjuan me kokë brenda zonës, topi përfundon në duart e Shehit.

66′ Një mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Sabjen Lilaj provon të gjuaj me kokë brenda zonës, topi përplaset në dorën e mbrojtësit të Teutës, por për gjyqtarin prekja ishte e pavullnetshme.

59′ Beqaj provon të hedh një harkim të rrezikshëm në zonë, por del atje portieri Shehi.

49′ Gjeorgjevski provon me një gjuajtje, topi ndalet nga portieri Orges Shehi.

48′ Zëvendësim te Teuta, largohet Karimi në fushë braziliani De Marki, i cili debuton me skuadrën durrsake.

46′ Nis pjesa e dytë në Durrës

45′ Përfundon pjesa e parë, Teuta-Skënderbeu 0-1.

39′ Arbër Çyrbja ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Reza Karim provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë kuadratit.

35′ GOOOL Skënderbeu 0-1. Xhejms i shpëton mbulimit të mbrojtjes, dhe me një veprim fantastik dërgon topin në rrjetë.

34′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Jashanica, por jashtë kuadratit të portës.

29′ Pranë golit Teuta me anë të mbrojtësit Hrkaç, topi përplaset në traversë.

24′ Sabjen Lilaj niset nga pika e bardhë, topi përplaset në shtyllën e majtë të portierit Moçka.

23′ Xhejms pengohet brenda zonës dhe për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me 11 metërsh.

16′ Mesfushori i Skënderbeut, Bakari Nimaga, bën të pamundurën, ku vetë pak metra larg vijës fatale, ka dërguar topin jashtë kuadratit.

14′ Gavazaj provon me një goditje nga e djathta. Topi përfundon në duart e Moçkës.

7′ Situata e parë e rrezikshme, Çyrbja nga e djathta harkon një top në zonë, por sfera përfundon në duart e portierit Shehi.

6′ Një lumë faullash të akorduar nga gjyqtari Beqiri.

1′ Ka nisur takimi, Teuta shkelmon topin e parë nga qendra/ panorama sport

Teuta-Skënderbeu ora 14:00

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, A.Bilali, Hrkacc, Alhasan, Mustafov, Hila, Beqja, Çyrbja, Karimi, Amadu.

Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Aliti, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms.

Trajner: Ilir Daja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb