Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Young Boys ‘përmbys’ në fund Skënderbeun, mbyllet me humbje aventura në “Europa League” (Video)

ndeshja

Skënderbeu e ka mbyllur me humbje 2-1 aventurën në “Europa League” kundër Young Boys në një ndeshje te luajtur në Zvicër, Bernë. Skuadra shqiptare arriti të grumbullonte 5 pikë në fazën e grupeve, por si përfundim nuk ishin të mjaftueshme për të kaluar më tej, në fazën me eliminim direkt.

45-s minutat e para lanë për të dëshiruar për të dy ekipet pasi nuk u regjistrua asnjë rast i pastër duke u mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Në të dytën ishte krejtësisht një histori ndryshe. Enis Gavazaj zhbllokoi shifrat në minutën e 51 duke krijuar iluzionin e një fitoreje për korçarët, por për shkak ndoshta të euforisë ky rezultat zgjati fare pak.

Pas vetëm 3 minutësh vendasit reaguan duke barazuar gjithçka me Hoarau. Loja e mbetur në vijim prodhoi raste të rrezikshme për të dy ekipet, por në fund, ekzaktësisht në minutën e 96-t, vendasit do të përmbysnin shifrat. Pas një krosimi në zonë, Assale përfiton nga rrëmuja duke dërguar shifrat në 2-1. Ka fare pak kohë dhe me vendosjen e topit në mesfushë përfundon edhe ndeshja.

Mbyllet kështu në vendin e 4 aventura e Skënderbeut në grupin B të “Europa League”, me 5 pikë. Duhet theksuar se pavarësisht faktit se kjo përballje ishte për statistika në stadium mbizotëroi jehona e tifozëve shqiptar. Një numër i vogël prej tyre patën udhëtuar nga Shqipëria ndërsa pjesa tjetër ishin shqiptarë që banojnë në Zvicër.

skender

Minutë pas Minute

97′ Përfundon takimi me shifrat 2-1

96′ Assale përmbys shifrat për vendasit, 2-1

80′ Lilaj rrëzohet në zonë, dhe pretendon për 11-metërsh, por asgjë pë arbitrin.

76’ Largohet nga fusha Demte, në lojë Taku.

75’ Gavazaj godet pas një depërtimi nga krahu i djathtë i sulmit, por portieri Volfli shpëton mrekullisht.

73’ Karton i verdhë për Horo, pas një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa ndaj Lilajt.


72’
Daja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sahiti, në fushë Osmani.

69’ Përsëri Shehi vendimtar. Nsame godet pas një topi të marrë nga Tekseira, por ai ruan përsëri barazimin.

67’ Demte rrëmben një top nga një pasiguri e mbrojtjes së Jang Bojs, por mbyllet menjëherë dhe nuk arrin të shfrytëzojë një rast të artë.

62’ E njëjta skemë si në golin e parë, Horo godet me kokë pas një harkimi të bukur, por Shehi këtë herë gjendet në pozicion dhe grushton.

55’ Muzaka ka rastin të barazojë, por godet shumë lehtë, dhe portieri Jang Bojs pret.

54′ Hoarau barazon për vendasit pas një goditje perfekte me kokë

52′ Enis Gavazaj zhbllokon shifrat në Bernë, Skënderbeu në avantazh

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat e bardha 0-0

46’ Ngamaleu ka një rast shumë të mirë, teksa futet në zonë i pashqetësuar nga mbrojtja e Skënderbeut, por e largon shumë topin nga këmbët, dhe mbyllet.

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

32′ Godet Shik nga goditja e dënimit, por Shehi pozicional pret.

31’ Ndërhyrje e gabuar nga Aliti në hyrje të zonës. Karton i verdhë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut.

25’ Goditja e parë për korçarët, nga Mici, por shumë larg kuadratit.

22’ Sfidë e kujdesshme nga të dyja ekipet deri tani. Skënderbeu dhe Jang Bojs nuk rrezikojnë.

16’ Sahiti kalon bukur në krahun e djathtë, por Jos e ndalon në mënyrë jo të rregull. Ky i fundit ndëshkohet edhe me të verdhë.

4′ Kartoni i parë i verdhë për zviceranët, Ngamaleu.

1′ Nis takimi në Zvicër, Bern

Formacionet Zyrtare

Young Boys: Marco Wölfli (GK), Marco Bürki, Nicolas Moumi Ngamaleu, Jean-Pierre Nsame, Thorsten Schick, Michel Aebischer, Gregory Wüthrich , Pedro Teixeira, Sven Joss, Kevin Mbabu, Guillaume Hoarau (C)

Skënderbeu: Orges Shehi (GK)(C), Gledi Mici, Bajram Jashanica, Fidan Aliti, Enis Gavazaj, Bakary Nimaga, Gjergji Muzaka, Beneyam, Suad Sahiti, Kristi Vangjeli, Sabien Lilaj

sken

Gjyqtar: Lee Evans (Uells)
Asistent: Philip Thomas (UelLs), Ian Bird (Uells)
Gjyqtar i katërt: Daniel Beckett (Uells)

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.