TIRANE- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Rinas. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aeroportit, ndërsa në aksident janë përfshirë tre automjete.

JOQ ka publikuar disa fotot, ku shihen edhe tre automjetet që janë përplasur. Ndërkohë, dëshmitarët në vendin e ngjarjes pohojnë se disa persona u plagosën.

Në tre automjetet, gjithsej udhëtonin katër persona, tre të rritur dhe një fëmijë rreth 13 vjeç, të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me këtë aksident si dhe shkaqet e tij.
45

125

218
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb