VLORE- Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth ngjarjes se sotme, ku një automjeti i është vënë eksploziv. Sipas policisë, ngjarja është njoftuar rreth orës 18:55 tek zona e ‘Ujit te Ftohtë’.

Ka qenë vet pronari i mjetit ai që ka alarmuar policinë, pasi ka parë një objekt të mbështjellë me qese të zezë dy metra para mjetit. Pas hetimeve të policisë, u vërtetua se mjetit tip ‘Benz’ i ishte vendosur një sasi eksplovizi, ndërsa priten forcat xheniere nga Tirana, që të bëjnë të çaktivizimin e lëndës plasëse.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë disa masa, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë, ndërsa banorëve të zonës nuk u lejohet të afrohen.

Informacion paraprak
Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ‘Benz’, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ‘Benz’ gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.
vlore-eksploziv-makines-ne-vlore
vlore-eksploziv-makines-ne-vlore-1

vlore-eksploziv-makines-ne-vlore-2

vlore-eksploziv-makines-ne-vlore-3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb