TIRANE– Kur ka kaluar gati një orë nga momenti që një i ri ka hipur në majë të një vinçi pranë Pallatit të Kulturës në kryeqytet, zbardhet edhe motivi. Prej orës 17:30, Saimir Zalli, 35 vjeç nga Lezha, baba i dy fëmijëve, kërcënoi se do të hidhej nga vinçi për shkak të një çështje pronësie.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe ka nisur negociatat me të.

Por pavarësisht përpjekjeve të forcave të shpëtimit, i riu nuk ka bërë pas, ndërsa në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shfaqet teksa pi cigare mbi vinç dhe flet në celular.

Dyshohet se personi që kërcënon me vetëvrasje është i dehur, dhe kërkon që aty të shkojë dhe Prokurori i Tiranës.

Pas 60 minuta negociata me policinë, ai ka pranuar të zbresë nga vinçi. Do të jetë deklarata e tij para uniformave blu, ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Informacion paraprak:

Më datë 16.10.2017, rreth orës 17:30, jemi njoftuar se në qendër kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur policia dhe zjarrëfiksja.

Pas negociatave të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbritet nga vinçi.

Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: