GJIROKASTËR – Me shumë gjasa ai që do vuajë më shumë ngjarjen tragjike të Gjirokastrës ditën e sotme kur Apostol Kosta qëlloi për vdekje djalin e tij të xhaxhait dhe gruan e tij, është djali i çiftit Kosta, Harri.

Kur Apostol Kosta sulmoi me granatë dhe kallash Aleko dhe Afërdita Kostën në banesën e këtyre të fundit, 19-vjeçari ka qenë në gjumë dhe është zgjuar i tmerruar nga të shtënat.

Për fat të mirë, ai doli pa dëmtime nga ky sulm që i mori jetën prindërve tij. Harri ishte djali i Afërditës nga martesa e parë. Ndërsa pasi ishte martuar me Alekon, çifti nuk kishte fëmijë. BalkanWeb ka siguruar  foto të Harrit me nënën e tij.

I gjithë konflikti nisi për një mur rrethues në oborrin e kushërinjve Kosta. Apostoli pasi vrau djalin e xhaxhait dhe gruan e tij, tentoi edhe vetëvrasjen por është jashtë rrezikut në spital.

djali gjirokaster

a

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb