POGRADEC- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Unazën e Pogradecit.

Nga dëshmitë e qytetarëve, ‘BalkanWeb’ mëson se fill pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa dëshmitarët thanë se është nga Rëmenja. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ende viktima është e shtrirë përtokë, një 75-vjeçar, në pritje që një ambulancë të transportojë trupin drejt morgut.
pogradec2

pogradec 3

pogradec 5

pogradec

pogradec6
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: