TIRANE- Është muaji i shenjtë i Ramazanit. Elvis Naçi së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten e tij, Fatmën ka shpërndarë mbi 300 pako me ushqime për familjet në nevojë dhe fëmijët jetimë.
‘Ky është modeli që duam të ndërtojmë’- u shpreh Naçi në studion e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24.

Sipas Naçit, gjatë këtij muaji duhet shfaqur gjithnjë shumë humanizmin ndaj atyre personave që me të vërtetë kanë nevojë. Të premten e kaluar, Elvis Naçi shpërndau pako me ushqime për 70 familje në Zall-Bastar, por misioni kryesor mbeten fëmijët si e vetmja shpresë që mund ta nxjerrin vete veten nga varfëria.


Në Zall-Bastar fondacioni “Firedues” siguron ushqime në mensën sociale për fëmijët dhe prindërit e tyre. Ushqimi në mensë është padyshim një lehtësi më shumë për komunitetin e Zall-Bastarit.
https://youtu.be/4ks4wsa8GvM
(BalkanWeb)
