Pas pak çastesh në “Allianz Stadium” do të luhet sfida më e rëndësishme esezonit në “Seria A” ku me shumë mundësi do të përcaktohet fituesi për këtë sezon.

Juventusi i cili udhëheq kampionatin me +4 pikë nga Napoli kur duhet edhe 5 javë nga fundi do të mjaftohej edhe me një barazim, por të kaltërit kurrsesi jo.

Ndërkohë që pritet që gjithçka të përcaktohet në fushë ndeshja është ndezur akoma pa filluar. Tifozët bardhezi e kanë pritur autobusin e Napoli në hyrje të stadiumit me sharje nga më të ndryshmet.

Nga brenda autobusit ka ardhur përgjigja e trajnerit Maurizio Sarri, i cili i ka treguar gishtin e mesit, me një veprim që është fotografuar nga tifozët e Juventus me telefonat e tyre dhe më pas kanë komentuar: “Sjellja e Sarri, një turp i madh”

sarri

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: