Juve me e keqe e sezonit, mbase edhe e viteve të fundit, sërish shkon në finale. “Zonja e Vjetër” nuk vdes kurrë, pësoi një humbje të “ëmbël” në “Olimpico” përballë Lazio-s duke arritur një objektiv minimal, pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Italisë. Elseid Hysaj, anësori kuqezi, e nisi këtë sfidë si titullar, por paraqitja e tij nuk ishte brilante, së bashku me portierin Mandas ishin dy lojtarët më pak të vlerësuar, nota 5,5 për Hysaj, nga të paktët që stonoi në formacionin e Tudor. Ekipi kryeqytetas krijoi iluzionin se mund të përmbysnin djemtë e Allegrit, kjo fal edhe një super Castellanos, autor i një “dopiete”.

Dyshja Vlahovic-Chiesa ishin në një mbrëmje të errët, duke mos lënë asnjë gjurmë. Sfida nisi me gol, me Castellanos që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të. Sulmuesi argjentinas përsëriti sërish veten me fillimin e pjesës së dytë, ku në minutën e 48-të dyfishoi shifrat. Vlahovic dhe pjesa tjetër e fazës ofensive tentuan në çdo formë të mos e dërgonin ndeshjen në shtesë, por pa sukses. Lëvizja fituese i shkoi Allegrit, me teknikun e Zonjës së Vjetër që hodhi në fushë Milik në minutën e 81-të. Dy minuta më pas, në topin e parë që i erdhi në zonë, Milik ishte gati, i pa shqetësuar në zonë, e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke i dhuruar Juves një biletë në finale pas suksesit të pastër 2-0 në sfidën e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht këtij suksesi, të paktë janë ata që festojnë në radhët e ekipit torinez: “Juve në finale(por kështu do ta humbësh)”, ishte paralajmërimi i TuttoSport. “Një goditje nga Max. Lazio fiton, por është Juve që fluturon në finale, fal një goli të Milik”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb