SHBA- Lisa Milicaj, gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur si këshilltare në Nju Jork, ka reaguar kundrejt Shqipërisë e cila ka votuar kundër SHBA-së në OKB për rezoltun e  statusit të Jerusalemit. 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara  kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën.

Milicaj, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.

Kush është Lisa Milicaj:
Lisa Milicaj është shqiptaro-amerikania e parë e zgjedhur në një post publik, në New York, si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley. Ajo është cituar nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.
auto_milica1485206962
Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump,
“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump, gjatë kohës që kandidonte për postin e presidentit të SHBA.
(I.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb