Tre ndeshje pa fitore, 0 gola të shënuar dhe vendi i fundit në klasifikim. Situata për tifozët e Partizanit nuk është ndër më të mirat dhe ata nuk kanë ngurruar ta shprehin atë në rrjetet sociale. Postimi në Facebook i klubit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes me Skënderbeun është shoqëruar me dhjetëra mesazhe tifozësh, të cilët nuk janë kursyer në kritika për situatën në klub.

partizani6

Të gjithë janë vënë para bankës së të akuzuarve, duke filluar nga drejtuesit, të stafi italian që po punon me skuadrën me në krye trajnerin Iuliano. Nëse herët e kaluara viheshin nën diskutim zgjedhjet e tij. këtë herë tifozët e kishin edhe me lojtarët, duke i akuzuar se nuk po jepnin maksimumin në fushë.

Në postimet e tifozëve shihet qartë mendimi që kanë për paraqitjen e titullarëve të paprekshëm të skuadrës, duke i kritikuar për atë që kanë dhënë në fushë deri tani dhe duke kërkuar një reagim sa më të shpejtë për të ndryshuar situatën. Në vijim, disa nga komentet në faqen e Partizanit…

komentee

komente 2

komente 3

komente 4

komente 5

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb