Kreu i PDK-së, deputeti Nard Ndoka ka sqaruar sot arsyet pse zgjodhi të veshë mbrëmë në spektaklin “Dance With Me” një bluzë të kuqe me simbolin e shqiponjës së flamurit kombëtar por të deformuar sipas simbolit nazist (svastika), akt që ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale.

Ndoka iu kthen përgjigje të gjithë atyre që i cilëson “patriotë” dhe të “indinjuar” dhe sqaron se mbrëmë u shfaq në ekran me një shqiponjë të trazuar me katër pjesë, pasi sipas tij edhe kombi ynë është i ndarë në po kaq pjesë.

“Ata që bëjnë patriotin dhe ngatërrojnë artin me politikën duhet ta dinë se ta duash atdheun do të thotë të mos e vjedhesh, të mos e tradhtosh, të mos e denigrosh, të mos e trajtosh si plaçkë lufte e pronë private siç kanë bërë e po bëjnë disa prej tyre në Tiranë, Prishtinë e Tetovë”,- shprehet Ndoka në një status në Facebook.

STATUSI I PLOTE
Stilizimi i shqiponjes nga Robert Alija!
Te gjithe duhet te respektojme “Shqiponjen e Gjergj Kastriotit”, te respektojme Memedheun tone te shenjte, jo te kerkojme ‘baben’, qe historia dhe fati yne eshte treguar i pameshirshem me ne!
“Dance Ëith Me” eshte nje spektakel vallezimi, ku amatoret perpiqen te ngrihen ne nivelin e profesionisteve te kercimit, mision pothuajse i pamundur per shumicen e konkurenteve!
Ndaj per te dhuruar spektakel, produksioni e ka nderthurur me intervista, debate, kritika, humor dhe çdo gje tjeter ne funksion te nje magjie televizive.
Çdo konkurent, flet per fushen nga vjen, ndaj flitet per kuzhinen, artin, humorin deri edhe tallava, politiken dhe çdo gje tjeter qe perfshihet apo del nga skenari.
Robert Alija shquhet per lirine e tij, duke bere kritikun e pameshirshem, por brilant ne stilin e tij, ai ka zgjedhur te na vendose perpara te papriturave duke dale nga konturet strikte te skenarit.
Fati me ka ndeshur edhe mua, qe te perballem me idete dhe stilizimet e ‘shfrenuara’ te Bertit, me ka kerkuar te kercej me tanga, me ka dhuruar nje bluze me simbolin e kanabasit dhe se fundmi nje tjeter me shqiponjen e stilizuar te ‘ndare’ ne kater pjese!
Personalisht respektoj idete dhe kauzat e çdo njeriu, por jo gjithmone bashkohem me to!
Te japesh nje gjykim vetem ne 4-5 sekonda per nje ide te ballafaquar befas perballe teje nuk eshte e lehte, por nuhatja e politikanit duhet te jete e shpejte dhe e pagabueshme gjithmone!
Gjetja dhe ideja e Robertit, menjehere mu duk interesante, jo nga stilizimi i shqiponjes, se ate nuk mund ta gjykoj as në mĕ shume se pese sekonda, por mesazhi ishte interesant, nje shqiponje e trazuar ne kater pjese, ashtu siç kombi yne eshte i ndare!
Kjo kauze bashkohej me shqetesimin tim te akumuluar prej vitesh, te shprehur ne menyra te ndryshme edhe publikisht.
Pse po e lendojne shqiponjen politikanet shqiptare kudo qe janë?
Ne Shqiperi me sherre pafund dhe pa nje orientim te qarte per kombin shqiptar dhe te ardhmen tone!
Ne Kosove me nje tendence te hapur tashme zyrtare pro orientale, anadollake, duke zgjedhur Turqine ne raport me SHBA-te dhe Europen! Duke e thene publikisht se Erdogani eshte vellai yne, ky deklarim nuk behet nga ‘hoxha i fshatit”, por nga kryeministrat dhe presidentet shqiptare!
Kjo eshte goditja me e madhe, qe i behet shqiponjes se Gjergj Kastriotit, qe luftoi ne shekuj kunder pushtuesve osmanllinje!
Ne Maqedoni politikanet shqiptare, pretendojne se vendi i tyre eshte i tybeve dhe xhamive dhe jo i Nene Terezes! Duke e shpallur edhe ato de fakto, Erdoganin si mbrojtesin e tyre!
Dhe shqiponja ‘habitet’, drobitet, nuk e di se sa shume, por edhe une thelle ne shpirt trazohem dhe shqetesohem, se si keta burra shteti nuk orientohen ne rrugen drejt Europes, por mendjen dhe zemren e kane akoma ne Anadoll!
Ndaj shqiponja eshte e trazuar, e ndare, ne dileme, e pa orientuar akoma, ndaj stilizimi i piktorit te shfrenuar Albert Alija mu duk interesant, ne pese sekonda gjykim!
Te gjithe duhet te respektojme “Shqiponjen e Gjergj Kastriotit”, te respektojme Memedheun tone te shenjte, jo te kerkojme ‘baben’, qe historia dhe fati yne eshte treguar i pameshirshem me ne!
Ata qe bejne patriotin dhe ngaterrojne artin me politiken duhet ta dine se ta duash atdheun do te thote te mos e vjedhesh, te mos e tradhetosh, te mos e denigrosh, te mos e trajtosh si placke lufte e prone private sic kane bere e po bejne disa prej tyre ne Tirane, Prishtine e Tetove!
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb