Aktori i njohur hollivudian Bill Paxton ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas komplikimeve gjatë një operacioni. Paxton vdiq në moshën 61-vjeçare pas një karriere të gjatë në plot filma të suksesshëm. “Me dhimbje në zemër e ndajmë lajmin se Bill Paxton ka vdekur pas komplikimeve nga një operim,” ka thënë familja e tij në një komunikatë. Paxton ka luajtur në filmat si “Titanic”, “Twister”, “Apollo 13”, dhe “Terminator”. Ai lë prapa bashkëshorten dhe dy fëmijë.

“Një bashkëshort dhe baba i dashur, Bill filloi karrierën në Hollivud duke punuar për filma që shënjuan rritje të mëdha në karrierën e tij prej 4 dekadash. Pasioni i Bill për artet ndihej nga të gjithë ata që e njihnin atë, dhe energjia e tij e pashtershme i solli shumë suksese,” shkruhet në njoftimin familjar të bërë për vdekjen e Bill.

Image result for Bill Paxton
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: