TIRANE-Zbulohet fotoja e personit që qëlloi me grushte në fytyrë gjatë ditës së sotme kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në çadrën para kryeministrisë ku opozita po zhvillon protestën.

Flamur Pirraçi 34 vjeç ka në profilin e tij në “Facebook” një foto me ish kryeministrin Sali Berisha. Ai u arrestua nga policia teksa u mundua të largohej nga çadra.

Burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se 34-vjeçari i ka thënë Spahiut ‘Mos e shaj kryeministrin’. Vetë Kreshnik Spahiu ka bërë denoncim në polici për autorin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: