TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka shkuar sot për një “vizitë” në ministrinë e Drejtësisë. Nga disa foto të siguruara nga “BalkanWeb”, Dako shihet në shoqërinë e një personi tjetër të panjohur për publikun, teksa presin të dy në trotuarin përballë dyerve të ministrisë për të marrë “OK”-in që të hyjnë brenda institucionit.

Burime pranë “Drejtësisë” sqarojnë për “BalkanWeb” se kryebashkiaku i Durrësit ka kërkuar sot me urgjencë një takim me ministrin, Ylli Manjani por pa i bërë të ditura arsyet e këtij takimi. Fakti që kryebashkiaku i PS-së, Vangjush Dako ka lënë orarin zyrtar të punës për t’u nisur me të shpejtë nga Durrësi drejt Tiranës për të takuar ministrin e Drejtësisë së LSI-së të le të kuptosh se vërtet ai ka patur diçka tepër “të nxehtë” për të diskutuar me Ylli Manjanin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb