GJIROKASTER- Në gjendje paniku është zgjuar ditën e sotme Gjirokastra ku njerëz të frikësuar me batanije krahëve kanë qëndruar jashtë përgjatë gjithë natës pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë tronditur banesat e tyre.

Rreth 7 tërmete janë numëruar në këtë qytet ku i pari ka rënë rreth orës 22:20 min të së shtunës deri në orën 05:25 të së dielës kur është ndier edhe lëkundja e fundit. Banorët kanë ndenjur jashtë banesave deri rreth orës 7:00 për t’iu rikthyer më pas rutinës së tyre të përditshme.

Kjo ngjarje është e pazakontë për qytetin e Gjirokastrës që nuk mban mend herën e fundit kur ka patur një situatë të ngjashme, me lëkundje tërmeti kaq të afërta me njëra–tjetrën dhe me intensitet të lartë. Situata ka qenë e njëjtë edhe në qytetin e Tepelenës dhe Memaliajt. Fatmirësisht nuk ka patur njoftime për dëme materiale dhe në njerëz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: