FIER- Ndonëse kanë kaluar disa orë nga shpërthimi i fuqishëm në Fier, makina që u hodh në erë ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Forca të shumta policore kanë këqyrur përgjatë natës vendin e ngjarjes, ndërkohë aktualisht aty ndodhen edhe ekspertë, për të mbledhur provat që do të çojnë në identifikimin e autorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ndërsa duken ende shenjat që la pas shpërthimi, që dyshohet se ka qenë i telekomanduar. Pjesë të ndryshme të makinës ndodhen ende në rrugë, ndërkohë që dëmtimi më i madh i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA270IV ka qenë në pjesën e përparme. Gazetari Ervis Kuçi raporton sot nga vendngjarja për ‘BalkanWeb’ se dyshohet që lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit, në krahun e pasagjerit, ndaj edhe shoferi, Ervin Memo, nuk është dëmtuar më shumë nga shpërthimi.
38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka dëmtime në nofullën e djathtë dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë, policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.
makinaa

makina ok fier

fier shperthimi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: