LIBRAZHD-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një automjet ka marrë flakë në ecje.
Incidenti ndodhi në unazën e qytetit. Ngjarja në fjalë ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërkohë që shkaqet janë ende të paqarta.
Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes. Në videon në fjalë shihet se si mjeti është djegur thuajse plotësisht ndërsa shtëllunga tymi dalin prej tij.




(ed.me/BalkanWeb)
