Një dado në Namibi është duke u përballur me akuzën e tentativës për vrasje pasi është filmuar teksa përplaste në krevat një fëmijë nëntë muajsh, për të cilin duhej të kujdesej.
Videoja është filmuar nga një kamer në dhomën e foshnjës, në të cilën shfaqet dado që përplas në krevat beben si të ishte një kukull.

Ka qenë pikërisht nëna e foshnjes Annemarie Theron, e cila pasi kishte parë shenja në qafën e fëmijës së saj Laila, ka vendosur një kamera në dhomë. Videoja shokuese tregon sesi dado përplas me forcë fëmijën në krevat. Pasi panë videon bashkëshorti i saj Johan njoftoi policinë dhe dado u arrestua të premten.
Dadoja u paraqit në gjykatë të hënën për t’u përballur me akuzat për abuzimin e fëmijëve, sulmin dhe tentativën për vrasje.
(da.xha/BalkanWeb)