FRANCË- Së paku 3 persona, duke përfshirë një të mitur, raportohet të jenë lënduar pasi një person i armatosur hapi zjarr në qytetin francez të Lille. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia ka shtuar numrin e policëve në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur shkaku apo rrethanat e incidentit.  Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të metros Porte d’Arras. Mediat franceze raportojnë se në mesin e të plagosurve është një adoleshent i cili ka marrë plagë në këmbë. Ndërkohë në spital ka përfunduar një person tjetër i cili është plagosur në qafë. Askush nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

c7tupisxwau9h0v_1490393865-8020177

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: