Francë-Një aksident rrugorë ka ndodhur në Francë ku është përfshirë një autobus dhe sipas mediave të huaja raportohen të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në pjesën qendrore të Francës dhe mësohet se në autobus ndodheshin 40 persona, shumica me shtetas portugez dhe po udhëtonte në drejtim të Zvicrës. Shkaku i aksidenti raportohet të ketë qenë moti i keq, ku si pasojë e temperaturave të ulëta ne vend janë krijuar akuj në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: